Pas PS-së, Kim viziton PD-në e Alibeajt, takimi në Kryesinë e Kuvendit

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të zhvillojë një takim zyrtar me Enkelejd Alibeajn në orën 11:30 në zyrën e këtij të fundit e cila ndodhet në Kryesinë e Kuvendit.

Si duket diplomatja amerikane vijon takimet me përfaqësuesit e partive politike pas takimit me Damian Gjiknurin në selinë e Partisë Socialiste.