Pas ndarjes nga jeta të Janullatos, nis procedura për zgjedhjen e Kryepeshkopit të ri! Kandidati më i mundshëm
Pas ndarjes nga jeta të Kryepeshkopit Anastas Janullatos, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përgatitet për zgjedhjen e drejtuesit të ri. Sipas rregullave kishtare, brenda dy javësh do të mblidhet Sinodi i Shenjtë, i përbërë nga 6 mitropolitë, për të votuar për Kryepeshkopin e ri.
Zgjedhja bëhet mes mitropolitëve aktualë, dhe përparësi ka ai që është më i vjetri në shërbim. Deri tani, një nga emrat më të përfolur si pasues i Janullatos është Mitropoliti i Korçës, Hirësia e tij Imzot Joan Pelushi.
Mitropoliti Pelushi ka qenë bashkëpunëtor dhe mik i ngushtë i Kryepeshkopit Janullatos, duke e shoqëruar edhe në momentet e fundit të jetës. Përvoja e tij e gjatë dhe marrëdhënia e afërt me drejtuesin e ndjerë i japin atij më shumë shanse për të zënë vendin e Kryepeshkopit të ri.
Sinodi i Shenjtë pritet të marrë një vendim brenda një kohe të shkurtër, duke e zgjedhur drejtuesin që do të vazhdojë punën dhe vizionin e Kryepeshkopit Anastas Janullatos.