Pas ndarjes nga Jashari, Hati drejt një kapitulli të ri – Firmos kontratë me Top Channel për …
Blogerja e njohur shqiptare, Hatixhe Brika, duket se po përjeton një kthesë të madhe në jetën profesionale pas ndarjes së përfolur nga partneri i saj, Jashari. Sipas burimeve jozyrtare, Hati ka firmosur së fundmi një kontratë me Top Channel, ku pritet të nisë një emision të ri, që mendohet të jetë ndër surprizat më të mëdha të sezonit televiziv.
Ende nuk dihen shumë detaje rreth formatit, por thuhet se emisioni do të reflektojë energjinë, stilin dhe mendimin e saj të drejtpërdrejtë që e ka bërë një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale. Lëvizja drejt televizionit vjen vetëm pak kohë pas ndarjes nga Rashari, një ndarje që zgjoi interes të madh në publik dhe mediat rozë.
A është ky një “re-start” për Hatixhen? Mbetet për t’u parë se çfarë do të sjellë ky bashkëpunim me Top Channel.