Pas ndarjes nga Ben Affleck, diva Jennifer Lopez punëson truprojën e re… fotot e tij bëjnë “namin” në rrje

Jennifer Lopez  ka një truproje të re, e cila nuk ishte pjesë e ekipit të saj kur u martua me Ben Affleck.

Të enjten në Londër diva nga Bronx u pa duke u kapur për dore me një djalë të ri bjond që dukej se ishte me origjinë skandinave.

Ylli 55-vjeçar buzëqeshi teksa po dilte nga një SUV i madh i zi, edhe pse takat e saj nuk ishin aq të larta, sërish truproja e mbante prej dore.

Sa herë që është me Lopez, ai shihet me një xhaketë sportive gri me një spilë argjendi në xhaketë e tij që lexon PG.

“Ai është një shtesë e re në ekipin e saj të sigurisë, por nuk është i vetmi. Ajo ka disa roje sigurie rreth saj sa herë që del jashtë”, tha një burim për DailyMail.com.

Kanë kaluar pothuajse tre muaj që kur aktorja e Atlas bëri kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj Affleck prej dy vitesh.

Lopez ka përdorur truproja për 25 vitet e fundit pasi fama e saj është rritur. Në të kaluarën ajo ka përdorur një ekip truprojesh izraelite dhe disa anëtare femra të sigurisë.

Check Also

Kthehen mbrapsht 2 nga 8 emigrantët që mbërritën në Shëngjin

Pas më shumë se 11 orësh nga mbërritja e 8 emigrantëve të paligjshëm nga Italia, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *