Pas largimit nga “Big Brother Vip”, spektaklin e mbrëmjes së djeshme, Jetmiri ka vënë në dyshim transparencën e këtij formati dhe produksionit. Në një video të postuar në rrjete sociale pas daljes ngë BBV, Jetmiri u shpreh se e drejta për të bërë lojën e tij dhe se është ndjerë i censuruar nga produksioni. Siç shprehet ai, vendimi për të hequr dorë nga loja erdhi pas një trysnie psikologjike nga produksioni i këtij formati.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kunati i Luizit, Sokol Tahiri në Instagramin e tij, ku në një foto të Jetmirit ka bashkëngjitur shkrimin:
Njeriu që nuk ju nënshtrua kurrë Top Skandalit! Ndihem krenarë për ty miku im!
Kujtojmë që edhe vitin e kaluar Kunati i Luizit, Sokol Tahiri, ka reaguar në Instagramin e tij, në lidhje me faqen e Instagramit të Luizit ku ka konfirmuar se produksioni i ka kontaktuar dhe u ka thënë se të drejtat në lidhje me emrin dhe administrimin i takojnë Top Channel, por thekson se për këtë nuk u kanë paraqitur asnjë dokument.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ