Pas lajmit të Replikë, publikohen me urgjencë listat e fituesve për gradë të Policisë (Skaltroni u rregullua)

Pas lajmit të Replikë janë publikuar me urgjencë listat e fituesve për gradë të Policisë.
Kujtojmë që më herët Replikë publikoi lajmin se se skaltroni nuk punonte, duke bërë që rezultatet të mos jepen në kohë reale.

Lexo edhe: Skandali/ U testuan 920 efektivë për gradë, por nuk punoi skaltroni… Kush garanton transparencën në konkursin e gradave në Policinë e Shtetit

Por me sa duket, skaltroni është rregulluar dhe tashmë janë publikuar rezultatet e testimit, të cilat i gjëni në këtë LINK.

Testimit iu nënshtruan 920 aplikantë 600 ishin aplikantët për gradat komisar në rang republike dhe 320 të tjerë aplikuan për gradën kryekomisar.

Sipas procedurës standarte, shkruar edhe në ligjin e Policisë së Shtetit, korigjimi i këtyre testimeve bëhet me skaltron, një pajisje elektronike e cila përdoret jo vetëm për efekt shpejtësie, por edhe për efekt transparence.