Pas kërcënimeve të Trump, udhëheqësi suprem i Iranit paralajmëron për kundërsulm të fortë: Do të ketë bombardime nëse…

Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei paralajmëroi këtë të hënë për një hakmarrje të fortë nëse republika islamike sulmohet, pas një kërcënimi nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

“Ata kërcënojnë se do të bëjnë keq,” tha Khamenei për kërcënimin e fundit të Trump, gjatë një fjalimi në Fitër Bajram

“Nëse realizohet, patjetër do të marrin një kundërsulm të fortë”.

Në një intervistë të shtunën, Trump tha se Irani do të bombardohet nëse nuk arrin një marrëveshje për programin bërthamor.

“Nëse ata nuk bëjnë një marrëveshje, do të ketë bombardime,” tha ai, sipas NBC News, duke kërcënuar gjithashtu se do të ndëshkonte Iranin me ato që ai i quajti “tarifa dytësore”.

Nuk ishte e qartë nëse Trump po kërcënonte me bombardime vetëm me avionët amerikanë apo ndoshta në një operacion të koordinuar me Izraelin.

Që nga marrja e detyrës në janar, Trump ka rikthyer fushatën e tij të “presionit maksimal” ndaj Iranit.

Sipas kësaj politike në mandatin e tij të parë si president, Trump tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga një marrëveshje historike mbi programin bërthamor të Iranit në vitin 2018 dhe rivendosi sanksionet ashpër ndaj Teheranit.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë akuzuar prej kohësh Iranin se po ndjek një armë bërthamore, të cilën Teherani e ka mohuar, duke këmbëngulur se aktivitetet e tij pasuruese ishin vetëm për qëllime paqësore.

Marrëveshja, e nënshkruar në vitin 2015 midis Teheranit dhe fuqive botërore, i kërkonte Iranit të kufizonte ambiciet e tij bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve.

Më 7 mars, Trump i shkroi Khameneit dukeiI bërë thirrje për negociata bërthamore dhe për ta paralajmëruar për veprime të mundshme ushtarake nëse Teherani refuzonte.

Letra iu dorëzua Teheranit më 12 mars nga këshilltari presidencial i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anëar Gargash.

Të enjten, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha se vendi i ka dorëzuar Omanit përgjigjen ndaj letrës së Trump, pa përcaktuar përmbajtjen e saj.

Araghchi mbajti qëndrimin e Iranit për të mos kërkuar të angazhohet drejtpërdrejt në negociatat me Shtetet e Bashkuara “nën presionin maksimal dhe kërcënimin e veprimit ushtarak”, por la të hapur derën për “negociatat indirekte”.

Omani ka shërbyer si ndërmjetës në të kaluarën, në mungesë të marrëdhënieve diplomatike SHBA-IRAN të ndërprera pas revolucionit islamik të vit