Pas kaosit në Kuvend, mblidhet grupi Berisha-Bardhi: Nesër çojmë në Gjykatë Kushtetuese marrëveshjen me Italinë për emigrantët!

Pas kaosit të krijuar dje në Kuvend, grupi i Sali Berishës dhe ai i Gazment Bardhit kanë zhvilluar mbledhjen e radhës. Në përfundim të saj, Bardhi tha se do të çojnë nesër në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen me emigrantët, ndërsa kërkoi nga institucioni i drejtësisë një shqyrtim të shpejtë.

Sa i takon marrëveshjes me Italinë, kërkesë e cila sipas procedurës kushtetuese do të depozitohet ditën e nesërme pranë Gjykatës Kushtetuese. Kërkojmë shqyrtim të shpejtë profesional nga Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë. Së dyti në mbledhje është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe vijimin e aksionit të opozitës, diskutime që do të vijojnë edhe nesër në një mbledhje tjetër të grupit. Kemi rikonfimruar vullnetin për të mos hequr dorë nga mundësia që Kuvendi t’i kthehet rrugës së Kushtetutshmërisë.

Bardhi tha për gazetarët se do të vijojnë aksionin në Kuvend dhe se nuk tërhiqen deri në plotësimin e të drejtave kushtetuese të opozitës.