Pas fitores së Big Bastës reagon Vesa Luma: Më ka bërë gruan më krenare në botë
- 21 June, 2025
Këngëtarja e njohur Vesa Luma i ka shprehur urimet më të ngrohta bashkëshortit të saj, Big Bastës, për fitoren në spektaklin “Ferma Vip”.
Në një postim në Instagram, ajo shkruan se në garë kanë fituar qytetaria, durimi, qetësia, argumenti dhe inteligjenca, duke theksuar se fitues nuk është vetëm Big Basta, por Gerald Xhari – emri i vërtetë i artistit.
“Nuk fitoi Big Basta por Gerald Xhari që më ka bërë gruan më krenare në botë,” ka shkruar ajo, duke shprehur kështu mbështetjen dhe krenarinë për bashkëshortin e saj.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ