Pas Fierit, Rama “zbret” në Durrës! Takim me drejtuesit e bashkisë
Kreu i qeverisë, pas takimit në Fier, ka mbërritur në bashkinë e Durrësit ku po zhvillon një takim me drejtuesit e institucioneve lokale dhe drejtorët e bashkisë. Në pritje të Ramës, deputetë të Durrësit kanë qenë gjithashtu prezentë në ambientet e bashkisë.
Pak para mbërritjes së kryeministrit, bashkia e Durrësit ndërmori një aksion për lirimin e hapësirave publike, në kuadër të iniciativës së nisur nga Rama.
Gjatë mbledhjes në Fier, Rama kërkoi shkarkimin nga detyra të të gjithë drejtorëve vendorë, duke vijuar më pas takimet në qytetet kryesore për të përmirësuar funksionimin e administratës lokale.