Pas fëmijëve të kopshtit, zbulohet një tjetër rast helmimi nga salmonela në Gramsh – 14 të prekur deri tani

Një tjetër rast i infektimit me salmonelë është konfirmuar sot në Gramsh, duke e çuar në 14 numrin total të të prekurve nga ky bakter. Kjo vjen vetëm një ditë pasi katër fëmijë të kopshtit publik numër 1 në qytet u paraqitën në spital me shenja të forta helmimi.

Fëmijët e vegjël u transportuan me urgjencë në spitalin e Gramshit, ku pas analizave mjekësore u zbulua se ishin kontaminuar nga bakteri salmonela, një shkaktar i zakonshëm i helmimeve ushqimore.

Autoritetet shëndetësore janë në ndjekje të situatës dhe kanë nisur hetimet për të identifikuar burimin e infeksionit, që dyshohet të jetë i lidhur me ushqimin e konsumuar në institucionin parashkollor.