Pas një bojkoti dyvjeçar, voton edhe kreu i Listës Serbe
Qytetarët serbë në veri të Kosovës janë rikthyer sot kutive të votimit pas një bojkoti dyvjeçar. Ata janë mbledhur në sheshin kryesor të Mitrovicës së Veriut për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare.
Kjo është hera e parë që serbët në veri marrin pjesë në zgjedhje që prej vitit 2022, kur Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ishte tërhequr nga institucionet e Kosovës dhe kishte ftuar serbët të bojkotonin zgjedhjet e mëvonshme.
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek, votoi sot pas dy vitesh bojkot. Ai ushtroi të drejtën e tij të votës në shkollën “Sveti Sava” në Mitrovicë të Veriut, i shoqëruar nga anëtarë të partisë dhe qytetarë të tjerë serbë.
Në këto zgjedhje marrin pjesë gjashtë subjekte politike që përfaqësojnë komunitetin serb në Kosovë: Lista Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës, Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.