Pas Donald Trump, Melania hedh në treg kriptomonedhën e saj “Melania”! Dikur i kritikonte

Pak para ceremonisë së inaugurimit të bashkëshortit të saj, Melania Trump ka befasuar me njoftimin e lançimit të monedhës së saj virtuale, “Melania” ($Melania). Monedha është përshkruar si një “shprehje e mbështetjes për vlerat e mishëruara të Zonjës së Parë”, duke tërhequr vëmendje dhe rritur shpejt vlerën e saj në treg.

Kriptomonedha $Melania është ndërtuar mbi blockchain-in Solana, dhe ka një vlerë totale tregu prej rreth 1.7 miliardë dollarë, ndërsa monedha $Trump ka arritur një vlerë prej 12 miliardë dollarësh. Ky lançim ka sjellë përfitime të mëdha brenda disa orëve, duke pasuar suksesin e lançimit të $Trump, monedhë e lidhur me ish-presidentin.

Pavarësisht se Donald Trump dikur i konsideronte kriptomonedhat si një mashtrim, gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2024 ai ka ndryshuar qëndrim, duke pranuar asete dixhitale si donacione dhe duke premtuar krijimin e një rezervë strategjike në bitcoin. Bitcoin, aktualisht tregtohet me rreth 107,000 dollarë, duke shënuar një rekord të lartë, ndërsa kriptomonedhat e tjera si dogecoin kanë shënuar gjithashtu rritje.

Gjatë presidencës së Joe Biden, ishin ngritur shqetësime për mundësinë e mashtrimit dhe pastrimit të parave përmes kriptomonedhave, duke goditur kompanitë e kriptomonedhave dhe duke paditur shkëmbimet e tyre.