Një histori prekëse ka ndodhur në Ortisei të Trentino Alto-Adige, Itali, ku një çift i martuar prej 64 vitesh, Christian dhe Maria Runggaldie, kanë ndërruar jetë nga shkaqe natyrore me vetëm një orë distancë nga njëri-tjetri. Ata ishin të pandashëm gjatë gjithë jetës së tyre dhe as vdekja nuk mundi t’i mbante të ndarë.
Christian dhe Maria, të lindur në 1935 dhe 1936, u martuan në vitin 1960 dhe krijuan një familje të madhe me pesë fëmijë, katërmbëdhjetë nipër e mbesa, dhe tetë stërnipër. Çifti ishte i njohur për dashurinë dhe përkushtimin ndaj njëri-tjetrit. Çdo mëngjes ata mund të shiheshin duke ecur së bashku nëpër rrugët e Ortiseit dhe duke shijuar kafenë tradicionale në bar.
Megjithëse kishin kaluar disa probleme shëndetësore për shkak të moshës, ata jetuan një jetë të qetë. Por në dhjetorin e kaluar, shëndeti i tyre u përkeqësua shpejt. Më 17 dhjetor, pak para mesnatës, Christian dhe Maria shtrënguan duar për herë të fundit. Christian, në moshën 89 vjeçare, ndërroi jetë i qetë në praninë e fëmijëve të tij. Vetëm një orë më vonë, gruaja e tij Maria, 88 vjeçe, ndoqi burrin e saj në përjetësi.
Ky moment ka prekur thellë zemrat e të gjithë atyre që i njihnin, duke simbolizuar dashurinë dhe forcën e lidhjes së tyre të pafundme.