Pas 6 orësh, mbyll punimet Konventa Kombëtare e Pl, Meta drejt shpalljes “president” i partisë
Ka përfunduar pas 6 orësh Konventa e Partisë së Lirisë, e mbajtur në Pallatin e Kongresve në Tiranë. Gjatë Konventës janë prezantuar edhe objektivat e Partisë së Lirisë, ku njëra ndër ta mbetet që Shqipëria të ketë popullsi prej së paku 4 milionë banorë.
Gjatë Konventës, Meta miratoi dhe rriti financimet për gratë në parti. Kreu i PL tha se Konventa u mbyll për sot, por asesi për publikun.
Meta iu bëri thirrje simpantizantëve që në orën 20:00 të bashkohen në “Rrugën e shpresës”, aty ku ndodhet në arrest shtëpie ish-kryeministri Sali Berisha.