Pas 20 vitesh, Shkodra bëhet me semaforë/ Fillimisht do të instalohen në qendër

“Pas me shumë se 20 vitesh në qytetin e Shkodrës do të vendosen semaforët, të cilët tashmë sipas planit të ri të mobilitetit të përcaktuar nga bashkia Shkodër, fillimisht do të jenë 6-të të tillë në qendër të qytetit të Shkodrës.”

Kryetari i Bashkisë së qytetit, BenetBeci, ka inspektuar punimet që po kryhen në qendër të qytetit për vendosjen e semaforëve.

Ai ka parë nga afër ecurinë e punimeve, të cilat pritet të përfundojnë deri në fund të muajit Mars. Pritet që këta semaforë të nisin pulsimin e ngjyrave në bulevardin “Skënderbeu” për automjetet dhe këmbësorët.

Por si e pritën qytetarët një lajm të tillë?


“Po vendosen semaforët në Shkodër .Si të duket diçka e tillë? Punë e mirë është, shumë punë e mirë.”

“Shumë mirë si tanë bota.” Ata  që shkatërruan tanë Shqipërinë shkatërruan edhe Shkodrën sepse ka qenë semafori tek kryqëzimi i degës .”

“Është lajm i mirë. Mjafton vetëm të shikosh qendrën e qytetit kur bëhen lëvizjet e makinave që pengohen qysh të kryqëzimi i qendrës që pengohen dhe bëhet vargu i makinave “

Një investim në semafor është barrë rreth 20 vite më parë ku objektet u dëmtuan dhe u vodhën nga persona të paidentifikuar dhe nuk u investua me në këtë drejtim. Ky investim është parashikuar edhe në kuadër të planit të mobilitetit që po hartohet nga bashkia Shkodër.