Pas 13 vitesh Rama shkon në Bashkinë e Tiranës, zbulohet arsyeja!


Kryeministri Edi Rama do të jetë sot për herë të parë pas 13 vitesh në Bashkinë e Tiranës.

Kjo vizitë e kryeministrit vjen me rastin e nderimit me titullin “Qytetar Nderi” për Ali Ahmetin, komandant i UÇK dhe kryetar i BDI në Maqedoninë e Veriut.

E pranishme do të jetë dhe kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla.

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e  nderimit me titullin “Qytetar Nderi” për Ali Ahmetin në vlerësim dhe mirënjohje për kontributin e tij ndaj bashkësisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut e kryeministri.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u thirr në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për inceneratorin e Tiranës.

Kjo ishte hera e parë që ai paraqitet për këtë çështje, duke dhënë shpjegime për afro 7 orë para hetuesve dhe prokurorëve.

Ai ka mohuar të jetë përfshirë në shkeljet e zbuluara, deri më tani për rastin e impiantit të trajtimit të mbetjeve në kryeqytet janë kryer 15 arrestime.