Partizani zhvillon sot pasdite ndeshjen e parë në Conferencë League! Kampionët e Shqipërisë luajnë ndeshjen në orën 17:00 në Andorra
Kampionët e Shqipërisë do të zhvillojnë takimin e parë në Andorra në një fushë sportive më tepër se san jë stadium I mirëfilltë përballë një skuadër që edhe pse me statusin e kampiones konsiderohet e një niveli poshtë krahasuar me kampionët e Shqipërisë
Pasditen e djeshme trajneri Zekiç zhvilloi edhe seancën e fundit stërvitore aty ku sot në orën 17:00 dot ë luhet edhe ndeshje. Përpara kësaj séance stërvitore trajneri kroat ka zhvilluar edhe konferencën e tij të fundit për shtyp për këtë takim.
Në bazë edhe të analizës së kompanive të basteve në letër Partizani është favorit krahasuar me kundërshtarin nga Andorra, përpos kësaj edhe në shortin e hedhur për raundin e tretë të kuqt kryeqytetas duket të kenë qenë me fat, gjithsesi, në fillim duhet të kalojnë këtë skuadër, ndaj të cilës ndeshjen e parë e luan sot dhe të kthimit një javë më pas në Tiranë.