‘Partizani’, SPAK thërret Berishën të enjten dhe Malltezin nesër për tu marrë në pyetje! Avokatët e ish-kryeministrit: Të shtyhet data
Sali Berisha, nën hetim për korrupsion pasiv për aferën e privatizimit të territorit të ish-klubit Partizani, është thirrur nga SPAK për tu marrë në pyetje ditën e enjte. Por avokatët kanë kërkuar një datë tjetër, kjo sipas tyre për shkak të impenjimeve që kanë.
Sancën e parë të sesionit të ri parlamentar, Sali Berisha e pa nga shtëpia, ku ndodhet në arrest shtëpie. Të radhës, dëshiron ta ndjekë duke qenë fizikisht në sallë. Avokatët i janë drejtuar sot (16 janar) me një kërkesë Prokurorisë së Posaçme, që të lejojnë Sali Berishën të marrë pjesë në seancat parlamentare.
Paradoksi është se kërkesa i është dorëzuar dy prokurorëve Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai ndaj të cilëve Sali Berisha ka ndërmarrë një sulm i hapur duke u cilësuar njërin spiun të ish-sigurimit e tjetrën të lidhur me krimin e nën urdhrat e politikës.