Partizani ‘skuq’ kryeqytetin dhe lë pas Vllazninë

Partizani përfiton nga hapi fals i Vllaznisë dhe merr i vetëm kreun e Superligës shqiptare.

Të kuqtë triumfuan ën derbin e kryeqytetit 2-1 ndaj Dinamos për tu ngjitur në kuotën e 24 pikëve. Llogari të vulosura në pjesën e dytë të sfidës së zhvilluar në “Elbasan Arena”. Ishte kapiteni Tedi Cara që zhbllokoi shifrat, me një gol tepër të bukur.

Reagimi nuk vonoi me të përhershmin, Baton Zabërgja që ngjitet në kuotën e 6 golave sezonal. Gjithsesi, Partizani nuk e kishte thënë fjalën e fundit, me Arinaldo Rrapaj që shënoi golin me vlerën e 3 pikëve.

Dinamo pëson humbjen e tretë në këtë edicion, teksa gjendet në vendin e katërt me 20 pikë.