Partizani shpërdoron sërish, Egnatia ‘rrëmben’ pikë në limite

Minutat e fundit shndërrohen në makth për Partizanin.

Të kuqtë shpërdoruan një mundësi të artë për të koleksionuar tre pikëshin e radhës ndaj Egnatias. Në stadiumin e Rrogozhinës, kryeqytetasit po fitonin deri në limite, për tu ndalur në barazim 1-1.

Dalja për shkak dëmtimi i Tedi Carës u duk se do krijonte hapësira tek Partizani, që gjithsesi ishte ajo që kishte iniciativën në fushën e lojës. Aksioni i minutës së 23-të u shfrytëzua në maksimum nga Mba, i cili pasi kontrolloi bukur topin mposhti me të majtën Sherrin.

Gol që tronditi Egnatian, e cila gjithsesi, arriti që të reagonte. Fillimisht, rrogozhinasit e depozituan topin në rrjetë, por sistemi VAR prishi festën. Realizimi i Kasës u cilësua si pozicionon jashtë loje, me Partizanin që shkoi në pushimin mes pjesëve me avantazhin minimal 1-0. Në të dytën, në kërkim të golit të barazimit, Egnatia tronditi traversën.

Aksion që shërbeu për Egnatian për të marrë koordinatat e portës, pasi pak çaste më pas, Dwamene shërbeu për Zejnullai  këtë herë në mënyrë të rregullt.Një barazim 1-1 ashtu siç edhe në fazën e tretë me Egnatian, që mbetet në zonën Europiane. Ndërkaq, Partizani numëron 48 pikë.

Check Also

Celibashi: Kohë e pamjaftueshme për votën e emigrantëve/ PD, kundër votimit elektronik

KQZ ka njoftuar partitë politike se koha që ka në dispozicion për të dërguar fletën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *