Partizani përforcohet me tre blerjet e verës, të gatshëm për duelin ndaj Atletic Club D’Escalades
Partizani po i jep dorën e fundit përgatitjeve për duelin e raundit të dytë kualifikues të Conference League kundër Atletic Club D’Escalades.
Përballë skuadrës nga Andorra, të kuqtë janë favorit për të marrë një rezultat pozitiv, kjo e ndikuar deri diku edhe për faktin që kampionët e Shqipërisë e nisën aventurën Europiane në eliminatoret e Champions League.
Partizani do të kërkojë padyshim fitoren duke pasur parasysh dhe nivelin jo të mirë që kundërshtarët kanë. Por “Demat” do të shkojnë në këtë ndeshje me tre përforcime të reja.
Mateo Kocijan do të jetë pjesë e ekipit dhe me shumë mundësi titullar duke qenë se ka punuar dhe më parë me Zekiç dhe pëlqehet jashtë mase shumë nga ky i fundit.Gjelbrim Taipi ka kohë që stërvitet dhe tashmë e ka kapur ritmin dhe do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij. Bintsuka gjithashtu ka kohë që stërvitet, por kthimi pak më vonë nga pushimet ka bërë që mos të jetë në ritmin e pjesës tjetër të ekipit.
Disa elementë mjaft të rëndësishëm që padyshim do e ndihmojnë Partizanin për të provuar dhe pse jo për të qenë pjesë e një kompeticioni europian. Paraqitja e dhuruar përballë Bate Borisov ishte e kënaqshme deri diku për skuadrën kampione të vendit, gjithsesi nuk ia doli për të kaluar më tej. Përballja e Andorrës do të luhet këtë të martë në orën 17:00.