Partizani kampion për herë të 17 i Superligës

Partizani është kampion i Superligës në edicionin 2022-2023. Kryeqytetasit fituan 2-0 ndaj Teutës në javën e fundit dhe e mbyllin kampionatin në kuotën e 67 pikëve.

Fitorja e të kuqve u vulos nga Rrapaj dhe Cara. Në fund durrsakët humbën një penallti me anë të Kallakut. Fitore shënoi edhe Tirana 1-2 ndaj Erzenit, por pavarësisht kësaj nuk ia doli t’i rrëmbejë titullin rivalëve historik.

Në Europë kualiifikohet Vllaznia pas fitores 1-2 ndaj Bylis. Erzeni luan sfidën play-out me Korabin për qëndrimin mes më të mirëve, teksa një kategori më poshtë bie Bylis.