Partizani godet në merkato, firmos me lojtarin e kombëtares shqiptare

Pjesëmarrja në eliminatoret e Champions League ka rritur egon e Partizanit.

Të kuqtë kërkojnë të bëjnë paraqitje sa më dinjitoze dhe për këtë shkak po ofrojnë në skuadër element tepër cilësor. Eros Grezda i është bashkuar së fundmi kampionëve të vendit, me futbollistin që ka firmosur për 1 sezon, me opsion për të rinovuar edhe me një tjetër vit.

28-vjeçari shton kështu cilësitë në skuadër, që po përgatitet për të luajtur turin e parë të Ligës së Kampionëve. Partizani do të sfidojë kampionët e Bjellorusisë, Bate Borisov në raundin e parë, në dy duele të programuar për muajin korrik, teksa në rast kualifikimi masin forcat me Aris Limasol.

Përgjatë karrierës së tij Grezda është aktivizuar në radhët e Lokomotiva Zagreb, Osijek, Glasgoë Renxhers, Sibenik, Manisa dhe Zalaegerszeg , ndërsa Partizani është eksperienca e parë në Shqipëri për lojtarin gjakovar.

Në të kaluarën, Grezda ka qënë pjesë e kombëtares shqiptare, ku ka regjistruar 13 prezenca dhe shënuar 1 gol. Firma me Partizanin mund të konsiderohet si hap edhe për të bindur trajnerin Sylvinho për ta rikthyer në kombëtare dhe për të shtuar akoma e më shumë konkurencën në repartin e avancuar.