Partia Socialiste ndez motorrët e fushatës/ Rama pas takimit me kryebashkiakët: “Në çdo bashki, një koordinator, mobilizohuni për votën e Diasporës

Në takimin me 15 drejtuesit politikë në qarqe dhe kryetarët socialistë të bashkive, kryetari i PS-së Edi Rama ka kërkuar që të gjithë të punojnë maksimalisht për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, ku socialistët synojnë të marrin mandatin e katërt.

Gjatë takimit politikë me kryebashkiakët socialistë, kryeministri Rama ka ndarë disa porosi.Në fokus të takimit ka qenë organizimi i fushatës elektorale të socialistëve dhe vota e diasporës. Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit për herë të parë do të votojnë në zgjedhjet e 2025-ës.

Kryesocialisti ka kërkuar që në çdo bashki të vendoset një koordinator i posaçëm, puna e të cilit është evidentimi i shqiptarëve emigrantë që janë pjesë e njësisë përkatëse administrative.

Rama ka kërkuar krijimin i një sistemi të dhënash të sakta mbi emigrantët dhe ata të nxiten për t’u regjistruar, me qëllim pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga 15 drejtuesit politikë të PS që të gjithë të punojnë maksimalisht për garantimin e votës se diasporës.Në takimin me 15 drejtuesit politikë në qarqe dhe kryetarët socialistë të bashkive, kryetari i PS-së Edi Rama ka kërkuar që të gjithë të punojnë maksimalisht për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, ku socialistët synojnë të marrin mandatin e katërt.