Partia Socialiste merr edhe Bulqizën, Balluku: Shumica e qytetarëve i besuan vizionit tonë

Më 60% të votave të bulqizakëve, Festime Mjeshtri zgjidhet kryetare e bashkisë Bulqizë. Ajo ishte në garë me kandidatin e koalicionit BF, Defrim Fiku. Përfaqësuesja politike e qarkut të Dibrës u shpreh në një lidhje të drejtpërdrejtë për televizionin ABC se bulqizakët dhe gjithë qarku i kanë besuar vizionit të PS-së.

“Kemi mbyllur Klosin me një diferncë të ndjeshme 1091 vota, para pak mbyllëm Matin me një diferencë 4500 vota për Agron Malajn. Beteja jonë ka qenë në Bulqizë, nuk është bërë një betejë mes dy forcave politike, pasi nuk ka patur dy forca politike, është bërë një betejë mes atyre që besojnë te e ardhmja dhe një pjesë që beson se duhet të qëndrojnë te e shkuara. Festa do jetë këtu, për të vijuar gjithë punët e mira, mbi 60 % e qytetarëve të kësaj bashkie e mbështesin festën, programin e PS dhe vizionin tonë. Këto 60% përkthehen në 8364 vota ose një diferencë prej 2850 votash.

Shifrat flasin, njerëzit përqark janë të majtë e të djathtë që janë bërë bashkë për t’I dhënë një mundësi kësaj Bashkie. E njoh tashmë këtë Bashki, ku këtu nuk mund të jetë vetëm një zonë minerare, por një vend ku të lulëzojë ekonomia.” u shpreh Balluku.