Partia e Lirisë ka publikuar ditën e sotme listën me kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Ilir Meta ka menduar që në zgjedhjet lokale të dalë me emrat më të spikatur të kësaj force politike pasi edhe më herët e kishte paralajmëruar se fokusin e ka të këshillat bashkiak.
Siç shihet në listën me 63 kandidatë të Partisë së Lirisë për këshillin bashkiak të Tiranës ka ish-gazetarë, farmacistë, politologë, avokatë etj. Ish-deputetët Silva Caka, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi kryesojnë listën e emrave si kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Kujtojmë se sot KQZ regjistroi Partinë e Lirisë si subjekt për zgjedhjet e 14 majit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ