Partia Demokratike mbledh sot grupin parlamentar, ja çfarë pritet

Partia Demokratike mbledh sot Grupin Parlamentar. Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 13:00, teksa kreu i PD-së Sali Berisha do të ketë dhe një deklaratë.

Mbledhja e grupit vjen pas dy protestave të PD në harkun kohor të tre ditëve, ndërsa një e tretë është paralajmëruar të enjten.

Pikërisht protesta e së enjtes dhe komunikimi me qytetarët pritet të jenë në fokus të diskutimeve në mbledhjen e grupit të PD.