Parlamenti mblidhet sot në seancë plenare, pritet interpelancë me ministren Manastirliu

Parlamenti pritet të mblidhet në orën 10:00 në seancën plenare të radhës.

Në rendin e ditës është parashikuar që të zhvillohet një interpelancë urgjente me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliun.

RENDI I DITËS, SEANCA PLENARE (12 DHJETOR 2024):

-Interpelancë urgjente me Ministrin e Arsimit dhe Sportit, Zonjën Ogerta Manastirliu, kërkuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike.

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”, ratifikuar me ligjin nr.57/2015”.

-Projektligji “Për miratimin e rritjes së kuotës së Republikës së Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar”.

-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për bashkëpunimin në mbrojtje ndaj katastrofave natyrore dhe të tjera”.

-Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.90/2021, “Për ndarjen e shoqërisë “Hekurudha Shqiptare, sh.a.””.

-Projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit”.

-Projektvendimi “Për miratimin e organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve administrativë pas mbarimit të mandatit të Komisionerëve Publikë”.