Parlamenti Evropian hap zyrë në Shqipëri, Rama ironizon opozitën: Si ka mundësi në një “narkoshtet”?! Mos vallë Sorosi…

Parlamenti Evropian ka vendosur të hapë një zyrë në Shqipëri, një zhvillim që kryeministri Edi Rama e cilësoi si një moment krenarie për vendin.

Në një deklaratë për mediat, Rama ironizoi opozitën, e cila ka sulmuar vazhdimisht qeverinë për gjendjen e demokracisë dhe korrupsionin në vend. “Është një krenari e madhe për ne që të jemi vend mikpritës i zyrës së PE në Tiranë, e cila do të shërbejë si pikë kyçe kontakti mes Parlamentit Evropian dhe parlamenteve të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Duke iu referuar akuzave të opozitës se Shqipëria është një “narkoshtet”, kryeministri shtoi me ironi: “Si ju duket kjo juve, që PE vendos të hapë një zyrë në një narkoshtet?! Si ka mundësi? Mos vallë Sorosi, i fshehur pas Parlamentit Evropian, vazhdon të lobojë si diversant?”

Vendimi për hapjen e kësaj zyre vjen në kuadër të përpjekjeve të BE-së për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit dhe për të rritur praninë e saj në Ballkanin Perëndimor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)