Parku fotovoltaik në Devoll, Rama: Burim i ri energjie që i shtohet prodhimit vendas
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga parku fotovoltaik i ndërtuar në Devoll, duke e cilësuar atë si një burim të ri energjie që i shtohet prodhimit vendas.
Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thekson rëndësinë e këtij projekti në kuadër të objektivit për pavarësinë energjetike të Shqipërisë deri në vitin 2030.
“Mirëmëngjesi dhe me një tjetër burim të ri energjie diellore në Devoll, që i shtohet zinxhirit të prodhimit vendas, në rrugën drejt pavarësisë energjetike të Shqipërisë 2030, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Projekti synon të rrisë kapacitetet e prodhimit të energjisë së pastër dhe të kontribuojë në diversifikimin e burimeve energjetike në vend.