Parashqevi Simaku, një nga divat e muzikës shqiptare, është shtuar prej dy javësh në një spital psikiatrik në New York për trajtim të shëndetit mendor. Lajmi u bë i ditur nga biznesmeni Elton Ilirjani, i cili ka qenë pranë këngëtares në këto momente të vështira.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Ilirjani ndau detaje të trishta për situatën e Simakut:
“Ka dy javë që Parashqevi Simaku ndodhet në një pavion psikiatrik në një spital të New York-ut. Është një moment i vështirë dhe shumë i trishtë, por edhe i nevojshëm për të trajtuar shëndetin e saj mendor. Çdo sëmundje ka nevojë për diagnozë dhe kurim.”
Ai ka treguar se i ka ofruar mbështetje maksimale këngëtares, duke i siguruar strehim dhe mundësinë për t’u ribashkuar me djalin dhe ish-bashkëshortin e saj.
Gjendja shëndetësore e Simakut është bërë një shqetësim për miqtë dhe ndjekësit e saj, të cilët shpresojnë për përmirësimin e saj sa më të shpejtë. Ndërkohë, Ilirjani theksoi rëndësinë e trajtimit dhe kujdesit të duhur për mirëqenien mendore.
Parashqevi Simaku mbetet një ikonë e muzikës shqiptare, dhe ky lajm ka prekur zemrat e shumë fansave që i urojnë shërim të shpejtë.