Parashqevi Simaku e pastrehë në SHBA, kryebashkiaku i Kavajës: Ajo është bija jonë, e kemi për detyrë ta mbështesim

Fisnik Qosja, kryebashiaku demokrat i Kavajës, ka ndarë një mesazh për artisten e madhe shqiptare Parashqevi Simaku, pas një video të shfaqur në mediat amerikane këtë javë dhe e bërë publike në Shqipëri orët e fundit.

Fillimisht, të gjithë nisën të pyesnin nëse zonja që jetonte me ndihma komunitare në SHBA ishte vërtet Parashqevi Simaku, apo ishte thjesht ngjashmëria. Ajo u prezantua me emër amerikan, por mbiemrin Simaku dhe ata që e kishin njohur dikur, thanë me bindje se zonja në video ishte artistja e madhe kavajse Parashqevi Simaku.

Kryebashkiaku Fisnik Qosja ka lajmëruar publikisht se Bashkia Kavajë, Këshilli Bashkiak dhe i gjithë komuniteti kavajas, ka mundësinë dhe detyrën ta mbështesë siç i takon një artiste të madhe si Parashqevi Simaku, si dhe të tregojë mirënjohjen më të thellë për gjithë çfarë na ka dhuruar përgjatë viteve!