Parashqevi Simaku e ftuar VIP në Javën e Modës në New York

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ishte e ftuar speciale në Javën e Modës në New York. Në disa foto të publikuara në internet, Simaku shfaqet e buzëqeshur dhe plot stil, e veshur me një pallto pelush të zi.

Krah saj ndodhej edhe sipërmarrësi i njohur Elton Ilirjani, i cili e shoqëroi gjatë eventit.

Mbrëmjen e së dielës, Simaku mori pjesë në një nga shfaqjet më të spikatura të javës, organizuar nga stilistja e njohur japoneze Naoko Tosa. Prania e saj në këtë ngjarje të rëndësishme të modës tërhoqi vëmendjen e të pranishmëve dhe u përshëndet me entuziazëm nga fansat.