Parashikohen reshje shiu, hidrovori i Vlorës jashtë funksionit, rrëzikohen përmbytje
Ndërkohë që sinoptikanët parashikojnë reshje me intensitet të lartë në orët në vijim, hidrovori i Vlorës nuk po funksionon me kapacitet maksimal.
Aktualisht, është rikthyer në punë një pompë, ndërsa po punohet për vënien në funksion të të tjerave. Prefekti i Qarkut, Plator Nesturi, ka zhvilluar një mbledhje urgjente me institucionet përgjegjëse, duke kërkuar angazhim maksimal për të shmangur përmbytjet.
Në këtë takim me dyer të mbyllura, ai ka theksuar nevojën për ndërhyrje të menjëhershme në pastrimin e kanaleve dhe pusetave, për të shmangur çdo situatë problematike që mund të krijohet nga reshjet e pritshme.
Ndërkohë, është kërkuar gjithashtu vënia në funksion të plotë e hidrovorit për të përballuar çdo emergjencë të mundshme.
View this post on Instagram