Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqitenz onat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me të njëjtat kushte tëq ëndrueshme meteorologjike ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta do të jenë dominante në tëg jithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por do të rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 35°C vlera më el artë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.Era do të fryjë mesatare dhe herë pas herë e fortë me shpejtësinë mbi 30 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.