Parashikimi i motit për sot, kthjellime dhe temperatura të larta

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje.Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje, me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 6-8 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat priten të shkojnë deri në 27 gradë celsius.