Parashikimi i motit, e premte, 21 prill 2023

 

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesdite deri në pasdite. Reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht shtrëngata afatshkurtëra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje- veriperëndim me shpejtësi 1 – 5m/sek, përgjatë vijës bregdetare dhe nëper lugina era me shpejtesi 6-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 12/22 Diell re
Kukës 8/19 Diell re shi
Lezhë 10/21 Diell re
Dibër 5/10 Diell re shi
Durrës 10/22 Diell re
Tiranë 12/22 Diell re
Elbasan 9/22 Diell re shi
Berat 8/23 Diell re shi
Vlorë 10/21 Diell re shi
Korçë 3/18 Diell re shi
Gjirokastër 6/22 Diell re
Sarandë 12/22 Diell re