Parashikimi i motit, e premte, 2 qershor 2023
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira deri të dendura deri në orët e mbrëmjes, më pas mot me kthjellime e vranësira kalimtare deri në mesditë. Pas orëve të mesditës do të kemi shtim vranësire mesatare deri të dendur si dhe reshje shiu.
Reshjet e shiut do të jenë me intensitet të ulët, ndërsa në relievet kodrinore – malore këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave. Intensiteti i këtyre reshjeve për një periudhë të shkurtër kohore deri mesatar shoqëruar dhe me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim veri – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
Shkodër | 17/26 | Diell re shi |
Kukës | 15/22 | Diell re shi |
Lezhë | 20/27 | Diell re shi |
Dibër | 14/24 | Diell re shi |
Durrës | 17/27 | Diell re shi |
Tiranë | 19/28 | Diell re shi |
Elbasan | 17/27 | Diell re shi |
Berat | 16/27 | Diell re shi |
Vlorë | 17/26 | Diell re shi |
Korçë | 13/21 | Diell re shi |
Gjirokastër | 12/26 | Diell re shi |
Sarandë | 17/28 | Diell re shi |