Parashikimi i motit, e mërkurë, 4 shtator 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të depërtmit të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet fillimisht i kthjellët më pas shtim gradual vranësirash mesatare dhe hera-herës në relievet kodrinore – malore deri të dendura. Vranësirat në relievet kodrinore – malore të vendit do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët. Në relievet e larta malore dhe zonat luginore pranë relieveve malore të vendit në periudha tepër afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim  veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-3 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 4-5 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/36 Diell re
Kukës 17/34 Diell re pak shi
Lezhë 22/35 Diell re
Dibër 17/32 Diell re pak shi
Durrës 23/36 Diell re
Tiranë 23/35 Diell re pak shi
Elbasan 22/35 Diell re pak shi
Berat 20/35 Diell re pak shi
Vlorë 22/33 Diell re
Korçë 18/30 Diell re pak shi
Gjirokastër 17/33 Diell re pak shi
Sarandë 23/33 Diell re