Parashikimi i motit, e mërkurë, 18 shtator 2024

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshmë. Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirashsi dhe intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në jug reshjet pritet të jen me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar hera-herës me shkarkesa elekrtike. Nga orët e mesditës e pasdite reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit. Më pas reshjet humbasin intensitet dhe territor deri në ndëprerje të tyre për tu riaktivizuar nga orët e mesnatës.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim lindje-juglindje me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10-13m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 16/27 Re shi diell
Kukës 10/21 Re shi diell
Lezhë 15/28 Re shi diell
Dibër 8/22 Re shi diell
Durrës 16/30 Diell re shi
Tiranë 16/29 Diell re shi
Elbasan 15/28 Diell re shi
Berat 14/28 Diell re shi
Vlorë 18/27 Re shi diell
Korcë 10/20 Re shi diell
Gjirokastër 15/23 Re shi diell
Sarandë 17/25 Re shi diell

 

Check Also

Vetëdorëzimi i motrave Berisha dhe skena e dhunës tek Kodra e Diellit, reagon për herë të parë për REPLIKË, KLEA PRENGA: Ishte një traumë që nuk do ta kaloj lehtë. Do kisha dëshirë të…

Teksa motrat Antonela dhe Mariela Berisha u vetëdorëzuan dy ditë më parë në Drejtorinë Vendore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *