Parashikimi i motit, e martë, 23 maj 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të lagështa të cilat do të sjellin mot relativisht të paqëndrueshëm.

Moti parashikohet fillimisht në orët e para të ditës i kthjellët e vranësira kalimtare. Më pas duke filluar pas orëve të mesditës shtim gradual të vranësirave mesatare dhe të dendura.

Vranësirat e dendura do të jenë prezente kryesisht në relievet kodrinore – malore të vendit. Këto vranësira në orët e drekës deri ato të pasdites vonë do të shoqërohen me reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve të vrullshme për një periudhë të shkurtër kohore. Përgjatë Ultësirës Perëndimore reshjet e shiut në formën e pikave.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 15/28 Diell re shi
Kukës 12/25 Diell re shi
Lezhë 16/26 Diell re shi
Dibër 11/22 Diell re shi
Durrës 15/27 Diell re shi
Tiranë 16/27 Diell re shi
Elbasan 15/26 Diell re shi
Berat 13/27 Diell re shi
Vlorë 15/23 Diell re shi
Korçë 12/23 Diell re shi
Gjirokastër 13/24 Diell re shi
Sarandë 15/21 Diell re shi