Parashikimi i motit, e hënë, 29 maj 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.Moti parashikohet fillimisht në orët e para të ditës i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Nga orët e mesditës dhe më pas deri në orët e vona të pasdites mot me kthjellime dhe vranësira deri të dendura. Vranësirat e dendura të pas orëve të mesditës do të shoqërohen me reshje shiu me intenistet të ulët ndërsa në relievet kodrinore – malore këto reshje në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.

Intensiteti i këtyre reshjeve për një periudhë të shkurtër kohore deri mesatar shoqëruar dhe me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat pranë tyre reshjet afatshkurtra dhe në formën e vesës së shiut. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare deri 8m/sek, në bigjet e bregetit veriperëndimor shkon deri në 12m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 18/28 Diell re shi
Kukës 10/23 Diell re shi
Lezhë 20/28 Diell re shi
Dibër 11/24 Diell re shi
Durrës 17/29 Diell re shi
Tiranë 16/29 Diell re shi
Elbasan 16/29 Diell re shi
Berat 13/29 Diell re shi
Vlorë 15/26 Diell re shi
Korcë 10/21 Diell re shi
Gjirokastër 12/26 Diell re shi
Sarandë 17/25 Diell re shi