Parashikimi i motit, e enjte, 18 maj 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë dhe pasdite. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash lokalisht stuhi afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 14/24 Diell re shi
Kukës 11/21 Diell re shi
Lezhë 12/23 Diell re shi
Dibër 10/23 Diell re shi
Durrës 13/25 Diell re shi
Tiranë 14/25 Diell re shi
Elbasan 12/23 Diell re shi
Berat 12/24 Diell re shi
Vlorë 15/23 Diell re shi
Korçë 7/19 Diell re shi
Gjirokastër 11/21 Diell re shi
Sarandë 13/19 Diell re shi