Parashikimi i motit, e enjte, 11 maj 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte  vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Reshje shiu të herëpashershme që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Reshjet me intensitet deri mesatar parashikohen kryesisht në zonën e veriperëndimit dhe relievet malore në lindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 12-15m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër 13/20 Re shi diell
Kukës 8/14 Re shi diell
Lezhë 14/20 Re shi diell
Dibër 9/15 Re shi diell
Durrës 11/20 Re shi diell
Tiranë 13/22 Re shi diell
Elbasan 10/20 Re shi diell
Berat 12/21 Re shi diell
Vlorë 13/19 Re shi diell
Korçë 8/12 Re shi diell
Gjirokastër 9/19 Re shi diell
Sarandë 10/18 Re shi diell