Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare.Nga orët e mesditës e ne vazhdim shtim vranësirash mesatare deri të dendura. Reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në relievet kodrinore – malore këto reshje në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave.
Intensiteti i këtyre reshjeve për një periudhë të shkurtër kohore deri mesatar shoqëruar dhe me shkarkesa të forta elektrike dhe breshër.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – verilindje me shpejtësi mesatare deri 8m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës nga 1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | ||
Shkodër | 16/27 | Diell re shi |
Kukës | 13/24 | Diell re shi |
Lezhë | 15/28 | Diell re shi |
Dibër | 12/25 | Diell re shi |
Durrës | 16/28 | Diell re shi |
Tiranë | 17/29 | Diell re shi |
Elbasan | 14/29 | Diell re shi |
Berat | 14/28 | Diell re shi |
Vlorë | 17/28 | Diell re shi |
Korçë | 11/22 | Diell re shi |
Gjirokastër | 11/27 | Diell re shi |
Sarandë | 16/27 | Diell re shi |