Parashikimi i motit, 8 Mars 2023

Ditën e mërkurë të 8 marsit territori i vendit pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Priten reshje lokalisht mesatare në qarkun Shkodër ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta.

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Temperaturat parashikohen: në zona malore 2 deri në 10°C, në zona e ulëta 8 deri në 15°C, në zona bregdetare 10 deri në 16°C.