Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme si pasojë e aktivitetit të masave ajrore të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu kryesisht në pjesën jugore me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash, lokalisht stuhi në bregdetin jugor. Pjesa qendrore dhe veriore nuk preken nga reshjet. Në zonat malore verilindore dhe juglindore në lartësitë mbi 800 metër reshje dëbore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim dhe shpejtësi 1 -8m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi në orët e drekës deri në 17m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës nga 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET | ||
Shkodër | 5/11 | re diell |
Kukës | -1/6 | re diell |
Lezhë | 5/12 | re diell |
Dibër | -2/5 | re/bore diell |
Durrës | 6/16 | re diell |
Tiranë | 6/14 | re diell |
Elbasan | 5/13 | re shi diell |
Berat | 5/16 | re shi diell |
Vlorë | 5/16 | re shi diell |
Korçë | 0/7 | re shi diell |
Gjirokastër | 1/13 | re shi diell |
Sarandë | 6/16 | re shi diell |