Parashikimi i motit, 5 maj 2023

Ditën e premte Shqipëria do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash prezente në mesditë.

Era do të fryjë në drejtimin juglindje-verilindje me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 12m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2ballë. Temperaturat parashikohen: në zonat malore 10/22°C, në zonat e ulëta 12/27 °C, në zonat bregdetare 15/27 °C.