Parashikimi i motit 25 maj 2023

Për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme.  Moti parashikohet fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare.

Duke filluar nga orët e mesditës deri ato të pasdites moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të herëpashershme me diell. Në relievet kodrinore – malore pas orëve të mesditës vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë me intenistet të ulët dhe afatshkurtra.